Bota

Keqtrajtoi qenin, pezullohet nga detyra oficeri i sigurisë së aeroportit

Në një deklaratë aeroporti shkruan se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk pranonte standartet e oficerëve që kërkon kompania dhe qeni është dërguar menjëherë në veterineri.

11 Maj 2023, 16:50 Nga f.i
Keqtrajtoi qenin, pezullohet nga detyra oficeri i sigurisë së
oficeri i sigurisë

SHBA- Një zyrtar i Administratës së Sigurisë së Transportit (TSA) është pezulluar nga detyra pasi pamjet shqetësuese mbi mënyrën se si e trajtonte qenin u bënë virale në internet. Në videon e publikuar në platformën ‘'Reddit’’, një zyrtar i aeroportit ‘’Metropolitan Wayne County’’ të Detroitit shihet duke tërhequr qenin me zinxhir ndërsa ecin andej-këtej nëpër ndërtesën e terminalit të ngarkuar të aeroportit, shkruajnë mediat e huaja.

Pas pamjeve komentet kritike shpërthyen ndaj oficerit: “U trondita se si ky menaxher aeroporti po e tërheq zvarrë këtë qenush të varfër. Nuk ka asnjë arsye që dikush të torturojë qenin në këtë mënyrë!”, - tha ProfessionalEye3568 në mbishkrimin e klipit.

Në një deklaratë aeroporti shkruan se sjellja e tij është e papranueshme dhe nuk pranonte standartet e oficerëve që kërkon kompania dhe qeni është dërguar menjëherë në veterineri.

“Sjellja e shfaqur nga ky mbajtës është e papranueshme dhe nuk plotëson standardet e larta që ne i kërkojmë oficerëve tanë. Zyrtarët e TSA në DTW e kanë pezulluar punonjësin nga detyrat e menaxhimit në pritje të përfundimit të një hetimi dhe kanë urdhëruar që qeni të dërgohej menjëherë te një veteriner’’, -thuhet në deklaratën e aeroportit. 

tsa aeroport

Sondazh

Poll