Bota

Shtohen tensionet/ Forcat izraelite sulmojnë nga ajri në Gaza, vriten 2 komandantë palestinezë

Kjo ka qenë lufta më e ashpër e zhvilluar midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza në muajt e fundit, ku në mesin e të vdekurve raportohet për gra dhe fëmijë.

11 Maj 2023, 17:25 Nga a.l
Shtohen tensionet/ Forcat izraelite sulmojnë nga ajri në Gaza, vriten
Foto ilustruese

IZRAEL- Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë lënë të vrarë 2 komandantë militantë. Lajmi është bërë i ditur nga ushtria, ndërsa numri i të vdekurve palestinezë nga shpërthimi i fundit i luftimeve është rritur në 26. Sulmet me raketa në drejtim të Izraelit jugor vijojnë edhe pse Egjipti është përpjekur të luajë rolin e ndërmjetësuesit për një armëpushim. 

Kjo ka qenë lufta më e ashpër e zhvilluar midis Izraelit dhe militantëve palestinezë në Gaza në muajt e fundit, ku në mesin e të vdekurve raportohet për gra dhe fëmijë, shkruajnë mediat e huaja. 

Ushtria izraelite kreu sulme kundër grupit militant të Xhihadit Islamik dhe tha se një komandant i lartë i ngarkuar me forcën e raketave të grupit, Ali Ghali, u vra kur banesa e tij u sulmua me raketa.  Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 26 njerëz, duke përfshirë të paktën 10 civilë, janë vrarë që nga shpërthimi i luftimeve. 

izrael

Sondazh

Poll