Bota

Forcat ruse bombardojnë rajonin e Donetsk, tre civilë humbin jetën

Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i qytetit Donetsk, Pavlo Kyrylenko, një nga rajonet e pushtuara të Donbasit

11 Maj 2023, 13:03 Nga f.i
Forcat ruse bombardojnë rajonin e Donetsk, tre civilë humbin
foto ilustruese

UKRAINË- Deri tani të paktën tre civilë kanë humbur jetën nga sulmi i forcave ruse në rajonin e Donetsk. Lajmi është bërë i ditur nga guvernatori i qytetit Donetsk, Pavlo Kyrylenko, një nga rajonet e pushtuara të Donbasit, shkruajnë mediat e huaja.

'Dje, rusët bombarduan Oleksandrivka, relativisht të largët nga fronti, duke plagosur dy persona dhe duke dëmtuar një ndërtesë ferme. Në drejtimin e Donetsk, komuniteti Kurakhove u sulmua pesë herë. Në Kostyantynivka, një person u plagos, një kinema, një objekt infrastrukture dhe një shtëpi private u dëmtuan. Shtatë shtëpi u dëmtuan në Chasiv Yar, shtatë të tjera në Toretsk. Tetë shtëpi u dëmtuan në Zvanivka. Në vetëm një ditë, rusët vranë tre civilë të rajonit të Donetskut dhe plagosën dy të tjerë”, -ka shkruar Kyrylenko.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll