Bota

Lajçak kalon në këmbë "Urën e Ibrit", niset për takimet e tjera në veri të Kosvës

Pas këtij takimi me Hamzën, ka kaluar në këmbë në urën e Ibrit, ku do të takohet me përfaqësues serbë të shoqërisë civile në “Shtëpinë e Bashkimit Evropian”, ndërtesë në hyrje të sheshit afër urës së Ibrit.

11 Maj 2023, 13:06 Nga I.A
Lajçak kalon në këmbë "Urën e Ibrit", niset
Miroslav Lajcak

KOSOVË- I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Prishtinë, është takuar me kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamzën. Pas këtij takimi me Hamzën, ka kaluar në këmbë në urën e Ibrit, ku do të takohet me përfaqësues serbë të shoqërisë civile në “Shtëpinë e Bashkimit Evropian”, ndërtesë në hyrje të sheshit afër urës së Ibrit.

Lajçak është pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Bashkimit Evropian mbi modelin kroat për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Emisari evropian ka thënë se BE-ja pranon atë që është në pajtim me vlerat dhe normat evropiane. Ai ka thënë se kjo është theksuar që prej fillimit nga BE-ja dhe se janë të qartë në lidhje me këtë qëndrim.

“Për BE-në e pranueshme është ajo që është e bazuar në normat dhe vlerat e BE-së dhe që është në pajtim me modelet ekzistuese evropiane”, ka thënë Lajçak.

miroslav lajçak albin kurti bedri hamza miroslav lajçak ne kosove

Sondazh

Poll