Politike

Ilir Meta: Fitore 5 me 0 në qarkun e Shkodrës, Rama ka shpopulluar Pukën

Nga Puka, Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes politikave të tij ka shpopulluar vendin.

11 Maj 2023, 13:02 Nga I.A
Ilir Meta: Fitore 5 me 0 në qarkun e Shkodrës, Rama ka shpopulluar
Ilir Meta

PUKË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar sot se koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të fitojë 5 me 0 në qarkun e Shkodrës. Nga Puka, Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes politikave të tij ka shpopulluar vendin.

 “Është kënaqësia ime që në ditën e parafundit të fushatës zgjedhore të jem këtu në Pukë dhe njëkohësisht t’i jap gjithë Shqipërisë mesazhin e fitores 5 me 0 në qarkun e Shkodrës. Ju jeni të paduruar për fitore sepse po të vazhdojë, që është e pamundur, përfaqësuesi i Edi Ramës këtu në Pukë edhe një mandat tjetër, pas 4 vitesh do ngelet vetëm ai aty te Turizmi dhe ca bangladeshas si kamarierë. Në 10 vjet që ai drejton, bashkë me Edi Ramën popullsia në Pukë është përgjysmuar. Është përgjysmuar sepse është zero mbështetja për bujqësinë, është zero mbështetja për blegtorinë, është zero mbështetja për turizmin, për bujtinat. Vetëm një bujtinë ekziston sot në Pukë, edhe ajo e bërë me aq shumë mundim e sakrifica sa është penduar rrezik edhe i zoti i saj sot” tha Meta.

Ilir Meta shprehu përsëri zotimin se pas zgjedhjeve lokale, PL dhe PD do të organizojnë referendumet popullore në lidhje me politikat e investimeve.

“Një nga angazhimet madhore të Partisë së Lirisë dhe Partisë Demokratike me në krye profesor Sali Berishën, do të bëjmë referendumet pastaj ne. Mirëpo unë jam shumë i lumtur që referendumin lokaj e gjej këtu tek programi i z.Rrok Dodaj”, tha Meta.

ilir meta fushata 2023

Sondazh

Poll