Politike

Begaj me homologun polak: Të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në NATO, mirënjohje për kontributin për paqen dhe stabilitetin në rajon

Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen që i ka dhënë Polonia-Shqipërisë, në rrugëtimin drejt integrimit evropian por jo vetëm.

11 Maj 2023, 12:35 Nga m.s
Begaj me homologun polak: Të mbështesë anëtarësimin e
Andrzej Duda dhe Bajram Begaj

TIRANE- Presidenti Bajram Begaj, mbajti një konferencë për shtyp me homologun e Polonisë, Andrzej Duda. Në reagimin për mediat nga Presidenca, Begaj vlerësoi marrëdhëniet e mira politike me Poloninë, ndërsa ceku sfidat dhe interesat që ndajnë dy vendet. Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për solidaritetin që Polonia tregoi me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë Covid-19.

Në konferencën për media, Begaj u ndal edhe tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve. Kreu i Shtetit shqiptar nënvizoi ndër të tjera se si dy vende anëtare të NATO-s, Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional. Në fokus ishte bashkëpunimi në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë. Begaj tha ndër të tjera se ka kërkuar mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Fjala e presidentit Begaj

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike e tradicionalisht miqësore të rikonfirmuara edhe përmes kësaj vizite të mikut Duda në Tiranë. I shpreha mirënjohjen Presidentit Duda për solidaritetin që Polonia dhe populli polak treguan me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të Nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë Covid-19

Me homologun Duda u ndalëm tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve .

Vlerësuam bashkëpunimin në fushën e turizmit ku një kontribut të madh kanë dhënë lidhjet direkte të fluturimeve mes Polonisë dhe Shqipërisë.

Si dy vende anëtare të NATO-S Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional. Vlerësuam gjithashtu bashkëpunim shumë të mirë në fushën e arsimit dhe shkencës si aspekt tjetër i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe.

Një vëmendje shumë të veçantë ia kushtuam bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë ku shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë. 

 Shpreha mirënjohje për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor. Shpreha mirënjohje për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor. Vëmendje të veçantë i kushtuam sfidës më të madhe për rendin botëror dhe sistemin e vlerave tona të përbashkëta që po testohen e kërcënohen nga një prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Kërkova mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

bajram begaj andrzej duda

Sondazh

Poll