Politike

Asfalti elektoral në Berat, reagon Bashkia: Rruga e Velabishtit është jetike për banorët

Po ashtu theksohet se momentalisht janë 4 projekte të mbështetura nga FSHZH dhe janë duke u implementuar.

11 Maj 2023, 12:45 Nga I.A
Asfalti elektoral në Berat, reagon Bashkia: Rruga e
Asfalti elektoral mbrem

BERAT- Bashkia Berat ka komentuar incidentin që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku në fshatin Velabisht po hidhej asfalt elektoral. Bashkia me anë të një njoftimi bën se dije se ky projekt po ndërtohet tërësisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Po ashtu theksohet se momentalisht janë 4 projekte të mbështetura nga FSHZH dhe janë duke u implementuar.

Deklarata e Bashkisë së Beratit:

Kandidati i Sali Berishës dhe Ilir Metës i ndjekur nga grupi që e rrethon në padije të theksuar ndaj projekteve për Beratin është përpjekur mbrëmë të ndalojë punën për zhvillimin e një zone dhe vazhdimin e projektit për rehabilitimin e rrugës së njësisë Velabisht, një rrugë jetike për banorët e kësaj zone.

Ismaili dhe disa ndjekës te tij bllokuan dje me arrogancë dhe në mënyrë të paligjshme punën për shtrimin e rrugës së Velabishtit. Kjo rrugë po ndërtohet tërësisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe nënkontraktuesit e tij. Prej vitesh bashkia e Beratit i ka kërkuar mbështetjen e qeverisë për këtë rrugë të shumëpritur për banorët e Velabishtit për shkak të kushteve të vështira të saj.

Çdo punim që po bëhet në këtë rrugë, bëhet nëpërmjet marrëveshjes përkatëse së Bashkisë Berat dhe FSHZH si dhe lejes së dhënë. Në Berat momentalisht janë 4 projekte të mbështetura nga FSHZH duke u implemetuar dhe një prej tyre është edhe rruga e Velabishtit.

Bashkia e Beratit është 24 orë në punë në çdo ditë në këto 4 vite dhe do të vazhdojë të jetë 24 orë, ditën dhe natën, për të përfituar dhe implementuar projekte të tilla për përmirësimin e infrastrukturës së Beratit, ndryshe nga ata që dalin natën për të bllokuar zhvillimin e tij.

Bashkia është dhe do të jetë çdo ditë në shërbim te qytetarëve para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.  Ky eshte modeli qe ka ndryshuar rrënjësisht Beratin këto 4 vitet e fundit dhe një gjë është e sigurt, nuk ka më kthim mbrapa. Banorët e njësisë Velabisht i shohin me neveri këto veprime primitive dhe e kanë të qartë se cilin prej dy modeleve do të zgjedhin në 14 maj.

Mbrëmjen e kaluar kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' Zija Ismaili për kryebashkiak në Berat ka denoncuar hedhjen e asfaltit elektoral në rrugën e fshatit Velabisht. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës së kaluar, ku mjetet punonjëse ishin pa targa dhe pa tabelë njoftuese për punën e bërë.

bashkia berat fondi shqiptar i zhvillimit asfalti elektoral ne berat zija ismaili

Sondazh

Poll