Aktualitet

Dhunoi rëndë 59-vjeçarin në Cërrik, policia arreston autorin pas informacioneve nga spitali i Elbasanit

Shtetasi F. M. nuk e ka kallëzuar ngjarjen në polici

11 Maj 2023, 14:59 Nga m.s
Dhunoi rëndë 59-vjeçarin në Cërrik, policia arreston
foto ilustruese

CËRRIK- Policia ka arrestuar një 46-vjeçar, pasi në 17 prill ka goditur me grushte në kokë 59-vjeçarin me inicialet F. M., banues në Cërrik.

Lidhur me rastin në fjalë, ky i fundit nuk e ka denoncuar agresorin në polici. Uniformat blu kanë nisur hetimet, pas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Elbasanit, për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të 59-vjeçarit. I dëmtuari është aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi nga policia

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik kanë ndaluar dhe vënë në pranga shtetasin A. P., 46 vjeç, banues në Cërrik, pasi dyshohet se më datë 17.04.2023, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në kokë, shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Cërrik, i cili merr aktualisht asistencë mjekësore, në spital.

Shtetasi F. M. nuk e ka kallëzuar ngjarjen në Polici, ndërsa hetimet Policia i ka nisur pas informacioneve të marra nga spitali rajonal i Elbasanit, për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të këtij shtetasi.

Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

cerrik dhune

Sondazh

Poll