Politike

“Ndihet më femër se gratë?” Andi Përmeti sulmon Ramën: Pse nuk ia lëshon vendin zonjave të PS-së?

3 Tetor 2019, 09:31 Nga DOSJA
“Ndihet më femër se gratë?” Andi Përmeti sulmon

Tiranë-Deputeti Andi Përmeti ka sulmuar sot kryeministrin Edi Rama. Në seancën e sotme plenare ai është shprehur se Rama bëri një përgjithësim absurd kur tha se burrat janë më të korruptuar se gratë.

“Rama kërkoi dorëheqjen e drejtoreve burra në qarkun Shkodrës duke prentenduar që burrat janë më të korruptuar se gratë, një përgjithësim absurd. Me këtë përgjithësim Rama nënkupton, që është më i korruptuar se Balluku dhe nëse është kështu përse nuk largohet dhe ja lë pozicionin një nga zonjave te PS? Apo Rama nuk largohet sepse ndjehet me femër se gratë e PS? Rrjedhimisht nuk ndihet i korruptuar.”, u shpreh Andi Përmeti.

Në seancën e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, po diskutohet  mbi projekt-rezolutën e propozuar nga deputetet Senida Mesi dhe Rudina Hajdari për negociatat me Bashkimin Europian. Rama tha se Shqipëria është realisht gati për të nisur procesin e bisedimeve, por e njëjta gjë nuk është për Bashkimin Evropian.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike andi përmeti seanca plenare 3 tetor 2019 andi përmeti seanca plenare 3 tetor 2019

Sondazh

Poll