Politike

“Shkeli Kushtetutën”, Meta nesër qëndrim zyrtar për raportin e Venecias, kundërpërgjigja me pyetje

3 Tetor 2019, 09:04 Nga DOSJA
“Shkeli Kushtetutën”, Meta nesër qëndrim zyrtar

Tiranë- Ditën e nesërme Presidenca do të bëjë publik qëndrimin e saj për draft-opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me çështjen e shkarkimit të tij.

Dosja.al mëson se do të bëhen publike edhe pyetjet e Presidentit për Komisionin e Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështje.

Më 27 shtator u publikua raporti paraprak i Komisionit të Venecias, pas hetimeve që ka bërë për vendimin e Presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit për zgjedhjet lokale. Në një raport 19 faqesh, ‘Venecia’ shkruan se Meta ka tejkaluar kompetencat që jep Kushtetuta, por  theksohej se nuk mund të shkarkohet.

Në raport shkruhej:  “Në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, vetëm në një situatë e cila plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme”. Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore specifike për të shtyrë zgjedhjet”.

Shkarkimi i Metës:

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ps shkarkon metën raporti i venecias per shkarkimin e metes ilir meta ps shkarkon metën raporti i venecias per shkarkimin e metes

Sondazh

Poll