Politike

“Kriminelë që ju themi zotërinj”, Halit Valteri kundër të gjithëve: Kjo tufë edhe derrin e bën të skuqet për sojin

3 Tetor 2019, 08:55 Nga DOSJA
“Kriminelë që ju themi zotërinj”, Halit Valteri

Tiranë-  Në seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës së re Halit Valteri ka akuzuar deputetët e mazhorancës dhe përfaqësuesit e opozitës se kanë nxirë Shqipërinë përgjatë këtyre viteve.

Haliti nuk i ka ndalur akuzat ndaj të gjithëve dhe është shprehur se kriminelëve tashmë ju thërrasim edhe zotërinj.

“Disa na shajnë dhe disa na përqeshin dhe të paktë janë ata që i vjen keq për të mjerën Shqipëri. Jemi në luftë kush e kush ta nxijë më shumë Shqipërinë. Në këtë parlament integrimi nuk ka qenë kurrë prioritet. Në listë kryesojnë disa persona që shtojnë sofrën me gjellë pasanikësh. Kjo tufë edhe derrin e bën të skuqet për sojin e tij. Është për të ardhur keq kur sheh se Europa është akoma skeptike. Janë kriminelë që i thërrasin zotëri. Hajdutët që bërtasin kapeni këtë hajdutë. I duhet thënë jo shitblerjes së votës, jo presionit për të votuar dhe përralla të tjera si këto. Ambasadorët tanë shesin përralla dhe ata dhe nxinë Shqipërinë. Shqipëria nuk ka pasur kur mafia, por banda ka pasur me bollën në këto 30 vite”, u shpreh Valteri.

Në seancën e ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë, po diskutohet  mbi projekt-rezolutën e propozuar nga deputetet Senida Mesi dhe Rudina Hajdari për negociatat me Bashkimin Europian. Rama tha se Shqipëria është realisht gati për të nisur procesin e bisedimeve, por e njëjta gjë nuk është për Bashkimin Evropian.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike halit valteri seanca plenare 3 tetor 2019 halit valteri seanca plenare 3 tetor 2019

Sondazh

Poll