Politike

Negociatat/ Kuvendi miraton rezolutën për nisjen e bisedimeve me BE, shtyhet afati për hetimin e Metës

3 Tetor 2019, 07:19 Nga DOSJA
Negociatat/ Kuvendi miraton rezolutën për nisjen e bisedimeve me BE,

TIRANE- Kuvendi miratoi sot me 104 vota projekt rezolutën për mbështetjen e nisjes së bisedimeve për anëtarësim në BE, e cila është propozuar nga deputetet Senida Mesi dhe Rudina Hajdari për negociatat me Bashkimin Europian.

Në seancën e sotme plenare Kuvendi miratoi me 103 vota pro, kërkesën e Komisionit Hetimor për Metën për zgjatjen e punimeve me dy muaj, deri në datën 8 dhjetor.

Në sallë pas disa javësh mungesë u rikthye edhe kryeministri Edi Rama, i cili zgjodhi të replikonte me opozitën e re dhe atë jashtë parlamentit, për negociatat dhe procesin formues të Reformës Zgjedhore.

Rama tha se Shqipëria është realisht gati për të nisur procesin e bisedimeve, por e njëjta gjë nuk është për Bashkimin Evropian. Rama tha se “Po”-ja e kushtëzuar e Bundestagut u mor fal Merkel, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për vendet e tjera. Kryeministri nuk u pa optimist për negociatat kur tha se ky proces është i gjatë dhe do të vijojë.

Shefi i qeverisë, foli për reformën në Drejtësi, si një hap i madh i qeverisë shqiptare, dhe përmendi i acaruar rastin e një prokurori në Durrës, që siç tha Rama, punon për grupet kriminale dhe bën presione tek punonjësit e shtetit. Ky prokuror duhet arrestuar tha Rama, por kjo i takon drejtësisë, dhe jo qeverisë.

Teksa foli për Reformën Zgjedhore, Rama tha se nuk do të vazhdojë të “lusë” opozitën, dhe se mund t’a realizojë atë edhe me opozitën e re që është në Kuvend. 

(F.G;F.M.J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama hapja e negociatave me shqiperine reforma zgjedhore seanca plenare 3 tetor 2019 edi rama hapja e negociatave me shqiperine reforma zgjedhore seanca plenare 3 tetor 2019

Sondazh

Poll