Politike

Presidenti i Polonisë pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj

Presidenti i Polonisë Andrzej Duda është pritur me një ceremoni shtetërore nga homologu i tij Bajram Begaj në Tiranë.

11 Maj 2023, 11:11 Nga m.s
Presidenti i Polonisë pritet me ceremoni shtetërore nga Begaj
Bajram Begaj dhe Andrzej Duda

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka mirëpitur në një vizitë shtetërore Presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, ku pritja e mirëseardhjes është bërë me një ceremonial zyrtar. Begaj dhe Duda do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 12:20. Më tej dy homologët do të marrin pjesë në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni.

Axhenda

11:00-11:20 Pritja e mirëseardhjes me ceremonial zyrtar nga Presidenti i Shqipërisë, Sh.T.Z.Bajram Begaj dhe Zonja e Parë Armanda Begaj     

12:20-12:50 Konferencë e përbashkët për shtyp

16:30-17:15​  Pjesëmarrje e dy krerëve të shteteve në Forumin Ekonomik, Shqipëri-Poloni. /Dosja.al

andrzej duda bajram begaj

Sondazh

Poll