Politike

Këlliçi: Do dyfishoj kreditë e buta për çiftet e reja

Po ashtu ai ka deklaruar se duhet një model tjetër ekonomik në Tiranë. 

11 Maj 2023, 07:59 Nga I.A
Këlliçi: Do dyfishoj kreditë e buta për çiftet e
Belind Këlliçi

TIRANË- Kandidati i bashkisë Tiranë nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë' Belind Këlliçi ka deklaruar se një fokus në programin e tij për drejtimin e Tiranës kanë edhe çiftet e reja. I ftuar në emisionin Now në Euronews Albania, Këlliçi tha se do të dyfishohen kreditë e buta. Po ashtu ai ka deklaruar se duhet një model tjetër ekonomik në Tiranë.   

"Tirana ka trafikun, ka ajrin e ndotur. Kam folur për çiftet e reja, për kreditë e buta, për strehim. Dyfishim për kreditë e buta për strehim. Duhet të ketë një prioritet, çdo çift i ri që do të aplikojë për një kredi të butë. Dyfishim i ndihmës, do të ketë një rishikim komplet të apikantëve dhe të atyre që janë përfitues. Duhet që të kemi një model tjetër ekonomik në Tiranë. Tirana sot 54% e buxhetit të vet e ka vetëm nga lejet e ndërtimit. Sot nuk ka më asgjë. Në Tiranë nuk ka një emër të njohur për të investuar. Sot nuk punonësohen më të rinjtë," tha Këlliçi.

belind këlliçi

Sondazh

Poll