Politike

Deklarata e Ramës për Erdogan, Meta: Ky këto gjëra do bëjë edhe këto pak ditë

Ndërkohë që ka kujtuar se kjo nuk është ndërhyrja e parë që Rama bën, duke shtuar se po më shumë fraktura në marrëdhënie me aleatët.  

11 Maj 2023, 08:14 Nga I.A
Deklarata e Ramës për Erdogan, Meta: Ky këto gjëra do
Ilir meta

TIRANË- Kryetani i Partisë së Lirisë Ilir meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në mbështetje të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e 14 majit. I ftuar në emisionin 'Opinion' në Tv Klan, Meta u shpreh se Rama edhe pak ditë këto do bëj. Ndërkohë që ka kujtuar se kjo nuk është ndërhyrja e parë që Rama bën, duke shtuar se po më shumë fraktura në marrëdhënie me aleatët.  

"Ti e di shumë mirë raportin tim me Ramën. Rama bën si i fortë me ju, po jo me mua. Ai kishte 122 deputetë dhe thoshte 2 vite e gjysëm që do të shkarkojë Metën. Sa herë më çoi Rama mua në Venecia. Rama ka përfunduar politikisht. Ai i bën thirrje popullit që të mos votojë. Në 14 ndryshon historia, atij i ikën mbështetja. Ai është njeri me shumë probleme që po lë fraktura të mëdha dhe në marrëdhënien me aleatët tanë. Rasti McGonigal, ndërhyrja te Trump, sepse mendoi se ai do fitonte. Tani ndërhyn këtu, pastaj ndërhynë në Mali të Zi, ndërhynë në Kosovë. Ndërhynë dhe në NATO, kur thotë Vuçiç mos i bini në qaf. Ky edhe këto ditë këtë do bëj," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll