"Asfalt elektoral" në Berat/ Kandidati i “BF”: Mjeti pa targa që po hedh bitum. Alizoti: Kemi shtetin kundër, rrethohemi nga MAFIA. Meta: Turp
Ai ka shkuar në vend dhe ka konstatuar se një mjet pa targa po shtronte rrugën, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë tabelë informuese për punimet.
BERAT- Një “incident” ka ndodhur mesnatën e kaluar në Berat, ku disa persona po tentonin që të hidhnin asfalt elektoral në Velabisht. Banorët teksa kanë vënë re ngjarjen kanë njoftuar kandidatin e koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për bashkinë e Beratit Zija Ismaili. Ai ka shkuar në vend dhe ka konstatuar se një mjet pa targa po shtronte rrugën, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë tabelë informuese për punimet.
“Në njësinë administrative të Velabishtit, një nga njësitë më të mëdha në Berat. Po kthehesha nga një takim elektoral dhe më thonë që ka një denoncim nga qytetarët se në Velabisht ka ardhur një mjet pa targa që po hedh bitum. Është hera e dytë që e bëjmë këtë denoncim. Vijmë këtu bashkë me dy deputetët e qarkut të Berat. Nuk ka asnjë tabelë informuese për punimet në këtë rrugë, sipas ligjeve në fuqi.Tabela duhet të tregonte datën e fillimit të punimeve, përfundimin e punimeve, kush është firma që bën punimet. Banorët janë shumë të irrituar pasi nuk ka transparencë për punimet që po bëhen. Ne erdhëm menjëherë, ndaluam shoferin dhe i kërkuam të na thotë pse në këtë orë punime dhe në emër të kujt. Më pas erdhën makina të shumta policie, oficerë të operacionales, civilë dhe të policisë së Shtetit”, tha Ismaili.
Ismaili më tej shtoi se qytetarët duan investime dhe jo që të vidhen natën.
"Qytetarët duan investimet, transparencën se kanë paguar taksat. Këta duan t'u grabisin votat natën, në errësirë. Ne jemi në krah të qytetarëve dhe do t'i mbështesim ata", tha ai.
I pranishëm ishte dhe deputeti Tomor Alizoti ku tha se për punimet nuk ka asnjë tabelë informuese dhe se nuk dihet as shuma që është investuar.
"Si mund të bëhet një rrugë pa kanalizime. Nuk ka transparencë, nuk ka tabelë informuese, nuk dihet vlera e investimit. Vetëm tre ditë para zgjedhjeve. Policia këtu është për të intimiduar njerëzit, njerëzit nuk e pranojnë këtë", theksoi Alizoti.
'Ne kemi të gjithë shtetin kundër, kemi të mafian kundër'- shton më tej Alizoti.
'S'kemi besim te policia e Çuçit ne'- thotë një qytetar në video.
Ata kanë debatuar edhe me forcat e rendit që mbërritën aty për të mos lejuar bllokimin e punimeve nga qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës.
Ky është incidenti i disatë që ndodh gjatë fushatës elektorale./Dosja.al
Sondazh
Deklarata e Ramës për Erdogan, Meta: Ky këto gjëra do bëjë edhe këto pak ditë
Ilir meta TIRANË- Kryetani i Partisë së Lirisë Ilir meta ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në mbësht...
Këlliçi: Do dyfishoj kreditë e buta për çiftet e reja
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i bashkisë Tiranë nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë' Belind Këlliçi ka dekla...
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” publikon fotot e karrigeve bosh në Fier: Fierakët nuk i binden urdhrave të Ramës
Mitingu FIER- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Fierin Evdar Kodheli ka publikuar disa foto nga mitingu i mbrëmsh&...
"Asfalt elektoral" në mesnatë! Trazira në Berat, opozita ndalon mjetin, ndërhyn edhe Policia e Shtetit
Pamje nga Berati BERAT- Partia Demokratike ka ndaluar një mjet që po shtron asfalt në një rrugë të Beratit. Pamjet nga vendi ...
“Dako dhe Doshi po bënjë fushatë për ju”/ Edi Rama: Në jetën e tyre private, mund të bëjnë ç’të dojnë
Edi Rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama foli për mbështetjen që ka marrë nga Vangjush Dako dhe Tom Doshi në këto...
“Çdo ditë me lajme të pavërteta”, Këlliçi: Më nxorën pa shkollë, rom dhe grek
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i “Bashkë fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçi tha se kryeba...
Belind Këlliçi flet me emra: Ja kush po bën "kërdinë" në Tiranë. S'do lejoj më ndërtime në qendër të Tiranës
Belind Këlliçi TIRANË- Kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë" për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlli&cc...
“Lokalet”/ “Duhej të kishte debate”, ambasadori King-Smith: Me rëndësi që qytetarët të votojnë të lirë, figurat politike të jenë të pastra
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith foli për zgjedhjet e 14 majit në vendin ton...
“Të rinjtë joshen nga TikTok-u”/ Ambasadori i Anglisë komenton situatën e emigrantëve ilegalë: Po i kthejmë të gjithë, kush kapet humb…
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, i ftuar në studion e emisionit ...
“Do të sigurohemi që votuesit më 14 maj të mos influencohen!”/ Ambasadori britanik në Shqipëri: Investimet në Veriun e Shqipërisë kanë munguar
Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith tha se Veriu i Shqipërisë është lë...
