Politike

Kandidati i “Bashkë Fitojmë” publikon fotot e karrigeve bosh në Fier: Fierakët nuk i binden urdhrave të Ramës

Po ashtu ai shtoi se Fieri nuk është i majtë por i mençur.

11 Maj 2023, 07:48 Nga I.A
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” publikon fotot e karrigeve
Mitingu

FIER- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Fierin Evdar Kodheli ka publikuar disa foto nga mitingu i mbrëmshëm i PS-së në Fier. Me anë të një postimi në Facebook, Kodheli shkruan se me të nisur shiu, qytetarët nuk iu bindën urdhrave të Ramës, por u larguan nga mitingu. Po ashtu ai shtoi se Fieri nuk është i majtë por i mençur.

Postimi i Plotë:

Fierakët nuk i binden urdhrave të Ramës për të mbyllur cadrat e për të qëndruar në shi! Ata zgjodhën të largohen , duke e braktisur dhe duke i dëshmuar se tabutë e bastioneve po thyhen fuqishëm! Fieri nuk është i majtë, është i mencur!

evdar kodheli

Sondazh

Poll