Vrau nënën në Pejë/ Gjykata merr vendimin, autori lihet edhe për dy muaj në paraburgim
Urim Hyseni dhe nëna e tij KOSOVË- Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendimin për vazhdimin e paraburgimit edhe pë...
Deri në fund të vitit 2022, 5.9 milionë njerëz ishin detyruar të lëviznin brenda Ukrainës për shkak të pushtimit të Rusisë, duke e çuar totalin global të njerëzve të zhvendosur brenda vendit nga konflikti dhe dhuna në më shumë se 62 milionë, një rritje prej 17% që nga viti 2021.
NORVEGJI- Sipas një raporti të publikuar të enjten nga Qendra e Monitorimit të Zhvendosjes së Brendshme të Këshillit Norvegjez të Refugjatëve, lufta në Ukrainë ka ndikuar që numri i njerëzve të zhvendosur nga konfliktet ose fatkeqësitë natyrore të arrijë një rekord të ri prej 71.1 milionësh, vitin e kaluar.
Deri në fund të vitit 2022, 5.9 milionë njerëz ishin detyruar të lëviznin brenda Ukrainës për shkak të pushtimit të Rusisë, duke e çuar totalin global të njerëzve të zhvendosur brenda vendit nga konflikti dhe dhuna në më shumë se 62 milionë, një rritje prej 17% që nga viti 2021.
Siria kishte 6.8 milionë të zhvendosur nga konflikti pas më shumë se një dekade lufte civile. Numri i njerëzve të zhvendosur brenda vendit të tyre në fund të vitit, për shkak të fatkeqësive si përmbytjet dhe uria arriti në 8.7 milionë, rreth 45% më shumë nga viti 2021.
Zhvendosja e brendshme u referohet njerëzve që detyrohen të lëvizin brenda kufijve të vendit të tyre dhe raporti i Qendrës së Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme nuk ka marrë parasysh ata që janë larguar në vende të ndryshme. Agjencia e Kombeve të Bashkuara tha këtë javë se 700,000 njerëz tashmë janë zhvendosur brenda disa javësh nga konflikti në Sudan.
Qendra e Monitorimit të Zhvendosjeve të Brendshme përmendi ciklin natyror të motit La Nina, i cili vazhdoi për të tretin vit radhazi në vitin 2022, si një faktor kryesor në zhvendosjet nga fatkeqësitë. Ai kontribuoi në nivelet rekord të zhvendosjes së përmbytjeve në Pakistan, Nigeri dhe Brazil dhe në thatësirën më të keqe të regjistruar në Somali, Keni dhe Etiopi, thuhet në raport.
“Kishte një stuhi konfliktesh dhe fatkeqësish natyrore në vitin 2022, duke çuar në zhvendosje në një shkallë të paparë më herët", tha Jan Egeland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit Norvegjez të Refugjatëve.
Marrë nga REL
Urim Hyseni dhe nëna e tij KOSOVË- Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendimin për vazhdimin e paraburgimit edhe pë...
foto ilustruese SHBA- Zyrtarët e Departamentit të Policisë së Denverit, SHBA, thanë se po hetojnë të shtënat q&eum...
foto nga vendngjarja FINLANDË- Rreth 24 persona janë plagosur, si pasojë e shembjes së një ure në Finlandë. "Reuters" r...
Angel Dzhambazki EUROPË- Eurodeputeti nga Bullgaria, Angel Dzhambazki gjatë fjalës së tij në seancën e Parlamentit Europ...
Joe Biden SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden në një propozim të fundit, ka njoftuar që në Shtetet e Bashkuara të Amerik...
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për takimin që mbajti sot në m&eum...
foto ilustruese GJERMANI- Një person ka humbur jetën nga të shtënat me armë, dhe një tjetër është plagosur r&...
Foto e artikullit SERBI- Gazeta "New York Times" i ëahtë kundërpërgjigjur akuzave të presidentit Aleksandër Vuçi...
foto ilustruese KOSOSVË- Draft-statuti i propozuar me 2 maj në Bruksel nga Ekipi Menaxhues i përbërë nga serbë të K...
Ardit Ferizi SHBA- Ardit Ferizi, shtetas i Republikës së Kosovës, ka ngritur një padi federale në Kaliforni kundër qever...