Bota

Kurti pas takimit me Lajçak: Marrëveshja të zbatohet në tërësi, Serbia të mbajë përgjegjësi për shkeljet

Kurti tha se në takim ka theksuar që është e nevojshme që marrëveshja të zbatohet në tërësi, derisa ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljet e saj.

11 Maj 2023, 11:06 Nga f.i
Kurti pas takimit me Lajçak: Marrëveshja të zbatohet në
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për takimin që mbajti sot në mëngjes me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Me anë të një postimi në Twitter Kurti tha se në takim ka theksuar që është e nevojshme që marrëveshja të zbatohet në tërësi, derisa ka kërkuar që Serbia të mbahet përgjegjëse për shkeljet e saj.

“Mirëprita Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak në zyrat tona të qeverisë. Theksova nevojën që Marrëveshja Themelore të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të asaj Marrëveshjeje”,- ka shkruar Kurti në Twitter.

miroslav lajçak miroslav lajçak ne kosove

Sondazh

Poll