Bota

5 të plagosur nga të shtënat në SHBA, policia: Autorët mund të jenë në mesin e të lënduarve

Të shtënat u raportuan në East Girard Avenue, një rrugë banimi në juglindje të Denverit qendror.

11 Maj 2023, 11:41 Nga m.s
5 të plagosur nga të shtënat në SHBA, policia: Autorët
foto ilustruese

SHBA- Zyrtarët e Departamentit të Policisë së Denverit, SHBA, thanë se po hetojnë të shtënat që lanë pesë persona të plagosur, ku një është në gjendje të rëndë.

Zyrtarët me anë të një mesazhi në Twitter janë shprehur se të shtënat u raportuan në East Girard Avenue, një rrugë banimi në juglindje të Denverit qendror.

Policia e cila ka përcjellë detajet për këtë ngjarje, fatmirësisht pa viktima, thotë se katër burra dhe një grua u plagosën. Rrethanat pas të shtënave dhe informacioni për të dyshuarin janë nën hetim, raporton "AbcNews".

"Është e mundur që të dyshuarit të jenë në mesin e të plagosurve", shtoi më tej policia. /Dosja.al

shba plagosje

Sondazh

Poll