Bota

"Lidhjet me botën e krimit", Gazeta "New York Times" i kundërpëgjigjet Vuçiç

Në përgjigjen e saj për portalin Nova.rs. gazeta New York Times theksoi se teksti i publikuar është bazuar në fakte, në dhjetëra intervista, dokumente, transkripte gjyqësore dhe raportime rigoroze në terren nga Robert Worth.

11 Maj 2023, 10:33 Nga f.i
"Lidhjet me botën e krimit", Gazeta "New York Times" i
Foto e artikullit

SERBI- Gazeta "New York Times" i ëahtë kundërpërgjigjur akuzave të presidentit Aleksandër Vuçicit, i cili tha se artikulli që aludon për lidhje të tij me krimin është shkruar në Serbi. “New York Times”, ne një artikull te saj akuzon presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç se ka lidhje me botën e krimit në Serbi. Në artikull përmenden hollësi rreth krimeve të kryera nga grup kriminal i Veljko Belivuk udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit Vuçiç.

Në përgjigjen e saj për portalin Nova.rs. gazeta New York Times theksoi se teksti i publikuar është bazuar në fakte, në dhjetëra intervista, dokumente, transkripte gjyqësore dhe raportime rigoroze në terren nga Robert Worth.

“Artikulli i New York Times mbi gjyqin serb dhe lidhjet midis lidershipit më të lartë të vendit dhe bandave të dhunshme të drogës bazohet në dhjetëra intervista, dokumente, transkripte gjyqësore dhe raportime rigoroze në terren nga Robert Ëorth. Çdo insinuatë tjetër është e rreme”,- thuhet në përgjigje.

Në artikullin e mëparshëm përmenden hollësi rreth krimeve të kryera nga grup kriminal i Veljko Belivuk udhëheqësi i të cilit thotë se i ka shërbyer pushtetit të presidentit Vuçiç. Përshkruhen me detaje krime të kryera nga banda e Veljko Belivukut, kreu i grupit të tifozëve të ekipit të futbollit, Partizani i Beogradit.

“Kryetari i bandës ishte një huligan i madh, një tregtar kokaine, Veljko Belivuk, i akuzuar për vrasje dhe një sërë krimesh të tjera të rënda. Është përmendur se ai ka marrëdhënie të mira me policinë dhe shërbimet e inteligjencës. Ai dhe njerëzit e tij janë fotografuar në shoqërinë e njerëzve të fuqishëm, mes të cilëve edhe djali i presidentit, Danilo Vuçiç”, thuhet në shkrim.

Belivuk më vonë tha se grupi i tij punonte me porosinë dhe nevojat e Vuçiçit, gjë që ishte e dukshme edhe nga transkriptet e gjykatës.

aleksander vucic

Sondazh

Poll