Bota

24 persona të plagosur nga shembja e urës në Finlandë, shumica e të lënduarve janë fëmijë

Incidenti ndodhi të enjten, kur një urë e përkohshme për këmbësorët u shemb në qytetin finlandez të Espoo

11 Maj 2023, 11:26 Nga m.s
24 persona të plagosur nga shembja e urës në Finlandë,
foto nga vendngjarja

FINLANDË- Rreth 24 persona janë plagosur, si pasojë e shembjes së një ure në Finlandë. "Reuters" raporton se shumë prej të plagosurve janë fëmijë.

Incidenti ndodhi të enjten, kur një urë e përkohshme për këmbësorët u shemb në qytetin finlandez të Espoo, pak jashtë kryeqytetit Helsinki, tha shërbimi i shpëtimit.

Autoriteti Spitalor i Helsinkit tha se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Fëmijët ishin pjesë e një grupi nxënësish të klasës së tetë që ktheheshin nga një ekskursion, raportoi e përditshmja finlandeze Helsinging Sanomat, duke cituar një student që kishte marrë pjesë në ekskursion, por fatmirësisht nuk ishte lënduar. /Dosja.al

finldande ure

Sondazh

Poll