Bota

Një i vrarë e një i plagosur në fabrikën e Mercedes Benz në Gjermani, policia arreston një 53-vjeçar

Sipas një postimi të policisë në Twitter, nuk ka asnjë rrezik për punonjësit në uzinë

11 Maj 2023, 10:45 Nga m.s
Një i vrarë e një i plagosur në fabrikën e Mercedes
foto ilustruese

GJERMANI- Një person ka humbur jetën nga të shtënat me armë, dhe një tjetër është plagosur rëndë në ambientet e fabrikës së Mercedes-Benz në Sindelfingen. 

Sipas një postimi të policisë në Twitter, nuk ka asnjë rrezik për punonjësit në uzinë. Në pranga ka rënë një i dyshuar, i cili është 53-vjeç. Zyra e prokurorit publik të Shtutgartit aktualisht po supozon një autor të vetëm, raporton "Nordkurier". Zëdhënësi i prokurorisë publike nuk ka dashur të japë detaje të tjera për krimin.

Policia mori thirrjet e para të urgjencës rreth orës 7:45 të mëngjesit të së enjtes, konfirmoi një zëdhënëse. Sipas deklaratave të tyre, zyrtarët ishin në vendngjarje me një kontigjent të madh. Sindelfingen është afër Shtutgartit në rrethin Böblingen. /Dosja.al

mercedes-benz sindelfingen

Sondazh

Poll