Bota

Vrau nënën në Pejë/ Gjykata merr vendimin, autori lihet edhe për dy muaj në paraburgim

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj, ndaj të dyshuarit Urim Hyseni

11 Maj 2023, 11:53 Nga f.i
Vrau nënën në Pejë/ Gjykata merr vendimin, autori lihet edhe
Urim Hyseni dhe nëna e tij

KOSOVË- Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendimin për vazhdimin e paraburgimit edhe për dy muaj, ndaj të dyshuarit Urim Hyseni, për vrasjen që ndodhi para katër javësh, ku i riu dyshihet se vrau nënën e tij. 

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj gjykate Tringa Zhuti, për Telegraf. Gjykata kishte njoftuar fillimisht më 15 prill të këtij viti, se të pandehurit iu caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Vrasja ndodhi në rrugën 'Mbreti Zog' në Pejë. Dyshohet se koka e viktimës u gjet larg trupit, ndërsa burime për mediat atje thonë se djali pas vrasjes i ka pirë gjakun nënës së tij. I dyshuari i krimit tronditës ishte i martuar me një grua nga komuna e Gjakovës, mirëpo për shkak të përkeqësimit të raporteve ai ishte ndarë nga bashkëshortja e tij, ku për këtë gjë e fajësonte edhe nënën e tij. I dyshuari për ngjarjen e rëndë Urim Hyseni ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij për vizitë.

urim hyseni

Sondazh

Poll