Politike

Qeveria ndyshon sërish buxhetin për vitin 2019: Ja për çfarë do përdoret fondi rezerv i sistemit të drejtësisë

2 Tetor 2019, 16:55 Nga DOSJA
Qeveria ndyshon sërish buxhetin për vitin 2019: Ja për

TIRANË- Këshilli i Minsitrave në mbledhjen e zhvilluar sot ka miratuar Aktin Normativ për disa ndryshime në buxhet.

Sipas vendimit të marrë sot nga qeveria bëhet me dije se fondi rezervë i sistemtit të drejtësisë do të jetë në dispozicion të Ministrisë së Financave dhe të vet Këshillit të Minsitrave.

“Fondi rezervë i sistemit të drejtësisë përdoret: deri në 1 miliardë lekë, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për financimin e pagave të reja të magjistratëve; deri në 350 milionë lekë, nga Këshilli i Ministrave, për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë”, thuhet në njoftim.

VENDIMI I PLOTË

AKT NORMATIV PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.99/2018, “PËR BUXHETIN E VITIT 2019”

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në ligjin nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, bëhen këto ndryshime:

Neni l

Nenet 2, 3, 4, 5 dhe 8 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“Neni 2

Buxheti i shtetit për vitin 2019 është:

Të ardhurat 361 945 milionë lekë;

Shpenzimet 394 845 milionë lekë;

Deficiti 32 900 milionë lekë.

Neni 3

Buxheti vendor për vitin 2019 është:

Të ardhurat 55 286 milionë lekë;

Nga të cilat:

– transferta e pakushtëzuar nga buxheti qendror 17 632 milionë lekë;

– transferta specifike 7 443 milionë lekë;

– të ardhura të tjera 30 211 milionë lekë.

Shpenzimet 55 286 milionë lekë.

Neni 4

Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2019 është:

Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror

Të ardhurat, gjithsej,  126 244 milionë lekë;

Nga të cilat:

– kontributet  82 896 milionë lekë;

– transferimet nga buxheti i shtetit  41 038 milionë lekë;

– transferta nga buxheti për indeksimin e pensioneve  2 310 milionë lekë;

 

Shpenzimet 126 244 milionë lekë.

Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, është e barabartë me pagën minimale në shkallë vendi dhe ndryshon sa herë që ndryshon kjo pagë. Këshilli i Ministrave përcakton masën e kontributit për personat e vetëpunësuar në bujqësi si dhe të kategorive të veçanta të personave të vetëpunësuar, duke mbuluar nga buxheti i shtetit diferencën midis këtyre kontributeve me masën e kontributit të përcaktuar për personat e vetëpunësuar në qytet. Për vitin 2019, teprica ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, sipas degëve të sigurimit shoqëror dhe programeve të tjera të veçanta e suplementare, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.

Skema e sigurimit suplementar

Të ardhurat, gjithsej, 5 844 milionë lekë;

Nga të cilat:

–  kontributet 1 446 milionë lekë;

–  transferimet nga buxheti i shtetit 4 258 milionë lekë;

–  fondi për indeksimin e pensioneve  140 milionë lekë;

Shpenzimet  5 844 milionë lekë.

Fondi për indeksimin e pensioneve është 2 450 milionë lekë. Përdorimi i këtij fondi bëhet sipas përcaktimeve në nenin 61, të ligjit nr.7703 datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Shpenzimet administrative, si pjesë e shpenzimeve totale për skemën e sigurimeve shoqërore, janë jo më shumë se 2 618 milionë lekë dhe janë të ndara sipas skemave, në proporcion me shpenzimet e drejtpërdrejta.

Neni 5

Buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2019 është:

Të ardhurat, gjithsej, 41 900 milionë lekë;

Nga të cilat:

– kontributet dhe të tjera 13 729 milionë lekë;

– transferimet nga buxheti i shtetit 28 171 milionë lekë;

Shpenzimet 41 900 milionë lekë.

Fondi për rimbursimin e medikamenteve nuk tejkalon tavanin prej 11 000 milionë lekësh, përfshirë edhe pagesën e detyrimeve të prapambetura. Fondi për shërbimin spitalor detajohet dhe përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 8

Të ardhurat e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

Grantet 15 500 milionë lekë;

Të ardhurat tatimore 323 604 milionë lekë;

Të ardhurat jotatimore 22 840 milionë lekë.”.

Neni 2

Në nenin 10 bëhen këto ndryshime:

a) Paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:

Shpenzime të buxhetit qendror 387 195 milionë lekë;

Fondi rezervë 2 000 milionë lekë;

Fondi rezervë i sistemit të drejtësisë 1 350 milionë lekë

Kontingjencë për risqet e borxhit 4 300 milionë lekë.”.

b) Tabelat 1 dhe 4, të përmendura në nenin 10, zëvendësohen, përkatësisht, me tabelat me të njëjtin numërtim, që i bashkëlidhen këtij akti normativ dhe janë pjesë përbërëse të tij.

Neni 3

Në nenin 11 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a) Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë bëhet 82 455 veta;

b) Tabela 2, e përmendur në nenin 11, zëvendësohet me tabelën me të njëjtin numërtim, që i bashkëlidhet këtij akti normativ dhe është pjesë përbërëse e tij;

c) Në paragrafin e parafundit hiqen fjalët “… me miratim paraprak të Kuvendit.”;

ç) Në paragrafin e fundit, shuma “500 milionë lekë” bëhet “400 milionë lekë”.

Neni 4

Neni 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 13

Fondi rezervë i buxhetit, prej 2 000 milionë lekësh, përdoret nga Këshilli i Ministrave për raste të paparashikuara të njësive të qeverisjes së përgjithshme. Fondi rezervë i sistemit të drejtësisë përdoret:  deri në 1 miliardë lekë, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për financimin e pagave të reja të magjistratëve; deri në 350 milionë lekë, nga Këshilli i Ministrave, për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Kontingjenca për risqet e borxhit, prej 4 300 milionë lekësh, përdoret nga ministri i Financave dhe Ekonomisë për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa. Shumat e shpërndara nga fondi rezervë i buxhetit, fondi rezervë i sistemit të drejtësisë dhe kontingjenca për risqet e borxhit shtojnë kufijtë e miratuar në tabelat 1 dhe 4, që përmenden në nenin 10, të këtij ligji.”.

Neni 5

Aneksi 3, që përmendet në nenin 16, zëvendësohet me aneksin me të njëjtin numërtim, që i bashkëlidhet këtij akti normativ dhe është pjesë përbërëse të tij.

Neni 6

Ky akt normativ hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akti normativ mbledhja e qeverise 2 tetor 2019 ndryshon buxheti i shtetit akti normativ mbledhja e qeverise 2 tetor 2019 ndryshon buxheti i shtetit

Sondazh

Poll