Politike

Kryeministri i Holandës flet qartë për Shqipërinë: Nuk ka bërë progres, Shkupi është përpara

2 Tetor 2019, 17:58 Nga DOSJA
Kryeministri i Holandës flet qartë për Shqipërinë: Nuk

HOLANDË- Rruga e Shqipërisë drejt BE-së duket se është vështriësuar. Sot ka qenë kryeminsitri i Holandës, Mark Rutte, i cili ka qartësuar mendimin e tij për vendin tonë dhe ka thënë se nuk ka parë shumë progres.

Komenti i Rutte është bërë pas një takimi me kanceralen gjermane Angela Merkel, dhe tha se është shumë i shqetësuar nga situata në Shqipëri dhe shtoi se Shkupi ka bërë më shumë progres se Tirana.

Sa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ne jemi akoma të shqetësuar, së bashku me disa shtetet të tjera, më pak për Maqedoninë e Veriut dhe më shumë për Shqipërinë. Ne po pyesim veten se sa progres ka bërë Shqipëria? Ne do ta adresojmë këtë çështje javët në vijim me partnerët tanë europiane. Por ne jemi shumë të shqetësuar për mungesën e progresit. Maqedonia e Veriut ka bërë më shumë se Shqipëria, por diskutimet vazhdojnë”, ishte kjo deklarata e kryeministrit të Holandës.

Pak ditë më parë Shqipëria ka marrë një “PO” nga Gjermania për hapjen e negociatave në 18 tetor nga BE. Shqipëria siç ishte parashikuar ka marrë një votë pro me kushte, ndërsa Maqedonia e Veriut ka marrë një votë “PO” të pastër. Për Shqipërinë votuan 395 deputet pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, të cilët kanë thënë se për Shqipërinë janë dhe 9 kushte që duhet plotësuar që të nisin negociatat me Bashkimit Evropian.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike hapja e negociata per shqiperine holanda per shqiperine mark rutte hapja e negociata per shqiperine holanda per shqiperine mark rutte

Sondazh

Poll