Politike

Këshilltari i Ramës lë Kryeministrinë, gjenerali riemërohet Prefekt i Qarkut të Elbasanit

2 Tetor 2019, 16:29 Nga DOSJA
Këshilltari i Ramës lë Kryeministrinë, gjenerali

TIRANË– Ish-prefekti i Elbasanit, Maksim Malaj do t;i rikthehet sërish detyrës së tij të vjetër.

Malaj,  i cili mban postin e Këshilltarit për çështjet e sigurisë i Kryeministrit Edi Rama, të enjten do të zërë postin e mbajtur prej disa muajsh nga Gledian Llatja.

Gjeneral Major Maksim Malaj prej afro 10 muajsh ishte emëruar me Vendim të Këshillit të Ministrave si këshilltar i Ramës, post të cilin e mbate tek Ministria e Brendshme, në krah të Sandër Lleshajt.

Posti i Prefektit të Elbasanit mbeti vakant që prej qershorit, pasi Gledian Llatja dha dorëheqjen pasi kandidoi prej të marrë postin e kryebashkiakut, të cilin e fitoi.

Më herët Maksim Malaj ka qenë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për t’u emëruar më pas Shef i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD).

Gjatë kohës që shërbentë në Kryeministri, Malaj mbante dhe postin e prefektit të Qarkut Elbasan.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike maksim malaj prefekti i elbasanit maksim malaj prefekti i elbasanit

Sondazh

Poll