Politike

"Maskara, hajvan"/ Rama shpalosi fjalorin kundër Fredi Belerit, PBDNJ-kryeministrit: Vetëpërmbahuni! Ndërkombëtarët të mbajnë shënime

10 Maj 2023, 21:15 Nga DOSJA

"Maskara, hajvan"/ Rama shpalosi fjalorin kundër Fredi Belerit,

Kryeministri i vendit z. Edi Rama në turin e tij të fundjavës së kaluar si edhe në daljet e tij në mjetet e informimit publik recidon në pozicione të rrezikshme për proceset demokratike dhe në veçanti për sigurimin e klimës së nevojshme për realizimin e zgjedhjeve të pushtetit vendor. Duke marrë parasysh rrethanat e posaçme dhe përvojën e zgjedhjeve të kaluara në veçanti i referohemi implikimit të tij me retorikë ektreme dhe shtrembërime të rrezikshme të realitetit përsa i përket kandidatit tonë në Bashkinë e Himarës. Nevoja për të mbuluar ineficencën, që vetë e pohon, të autoriteteve vendore dhe politikave diskriminuese të qeverisë së tij për zonën, kumton përsëri direkt ose tërrthorazi çështje me ngarkesë nacionaliste dhe raciste. Analoge ishin sjelljet e tij përsa i përket alternativave tona politiko-elektorale edhe në Gjirokastër e Sarandë. I bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje Kryeministrit, ndërkaq që kërkojmë vëmendje të Mjeteve të Informacionit Publik për të shmangur amplifikimin e retorikës që nxit qëndrime iracionale. Do të jetë e trishtueshme që pas aq përpjekjeve për të realizuar një proces zgjedhor të gjithëpranuar, duke u shërbyer interesave okulte të Kryeministrit dhe rrethit të tij, të kemi pranim të heshtur të imponimit të regjimit ndaj vullnetit të qytetarëve.

Faktori ndërkombëtar – OSBE/ODIHR, SHBA dhe BE posaçërisht – ftohen të mbajnë shënim devijimin e rrezikshëm që tentohet nga Qeveria për të kaluar në terrenin e ballafaqimit pseudopatriotik në vend të ballafaqimit të alternativave. Kërkojmë me këmbëngulje prani permanente në qendrat e votimit dhe KZAZ të Bashkisë Himarë dhe gjatë gjithë fazave të procesit për të shmangur përsëritjen e fenomeve të tjetërsimit total të vulletit të sovranit si në të shkuarën. Retorika dhe në veçanti shtrembërimi i vullnetshëm i realitetit në përgjegjësi të Kryeministrit janë ogur dhe motivim për të implementuar skenar manipulimi me çfarëdo mjeti dhe mënyre të krimit elektoral në favor të kandidatëve të pushtetit.

Sondazh

Poll