Politike

Rama tregon pse doli vetë për fushatë në zgjedhjet lokale: Kandidatët zënë pak vend në media

Tregoi arsyen.

10 Maj 2023, 21:17 Nga F.M
Rama tregon pse doli vetë për fushatë në zgjedhjet lokale:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se dalja e tij në fushatë për zgjedhjet lokale nuk ka qenë për të lënë në hije kandidatët, por për të fituar më shumë vëmendje mediatike. I ftuar në "Now", Rama tha se kandidatët e PS-së dhe kryebashkiakët aktualë zënë pak vend në media.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

Ky është një dimension i këtyre zgjedhjeve që nuk mund të neglizhohet sepse nuk është thjesht një çështje, do shkojmë aty, do të zgjedhim një kryetar bashkie dhe patjetër kur vjen puna në nivelin e zgjedhjes së kandidatëve, kandidatët bëjnë fushatë çdo ditë në të gjithë cepat e bashkive të tyre, drejtuesit tanë politikë bëjnë fushatë çdo ditë në të gjithë cepat e bashkive të tyre dhe natyrisht flasin shumë për çështjet e komunitetit, por ato zënë pak vend në media

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll