Politike

VD- Zbulohet ‘takimi sekret’ mes Bashës e Ballës, negociuan për fundvit në një apartament për 50’! Njëri mori shkallët, tjetri ashensorin

Taulant Balla dhe Lulzim Basha takohen bashkë.

10 Maj 2023, 20:50 Nga k.m.
VD- Zbulohet ‘takimi sekret’ mes Bashës e Ballës,
Lulzim Basha dhe Taulant Balla

TIRANË- Zbulohen pamjet nga një takim i fshehtë mes ish-kreut të opozitës, Lulzim Basha dhe numrit dy të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pamjet e publikuara sot për herë të parë në emisionin "Çim Peka Live", u publikua video ekskluzive e takimit të Lulzim Bashës me Taulant Ballën.

Çfarë ndodhi më 3 dhjetor 2022?


ORA 18.04- Në ambientin e takimit, flitet është apartamenti i një personi shumë të njohur të zgjedhur me votat e të dy politikanëve, vjen Lulzim Basha. Ashensori është ulur dhe po pret që brenda të futet Lulzim Basha.

ORA 18.27- Brenda pallatit futet Taulant Balla.

Kalojnë mbi 50 minuta...

Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, sërish duke marrë ashensorin. Pas tij, në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikut të përbashkët, ku mbajt takimi, por kësaj herë duke zbritur shkallët në këmbë.

Se çfarë është folur mes tyre, ende nuk dihet...

taulant balla lulzim basha takimi basha-balla

Sondazh

Poll