Politike

FOTOLAJM- Edi Rama dhe Sali Berisha "takohen" në Lushnje!

A u këmbyen?

10 Maj 2023, 18:01 Nga k.m.
FOTOLAJM- Edi Rama dhe Sali Berisha "takohen" në Lushnje!
Sali Berisha dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, e njëherazi kryesocialisti Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duket se janë "takuar" sot në Lushnje. Në orën 17.15 të pasdites së sotme, kreu i Partisë Demokratike zhvilloi takimin përmbyllës të fushatës me banorët e Lushnjes dhe Divjakës dhe kandidatët e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Eduart Sharka dhe Aurel Malko.

FOTOLAJM- Edi Rama dhe Sali Berisha "takohen" në Lushnje!
Sali Berisha

Por vetëm pak minuta më pas Berishës, edhe Rama njoftoi takimin e tij në Lushnje. Në orën 17.47, në grupin e Partisë Socialiste bëri me dije se po këtë pasdite në Lushnje është edhe kreu i PS-së, Edi Rama.

FOTOLAJM- Edi Rama dhe Sali Berisha "takohen" në Lushnje!
Edi Rama

Të dy pretendojnë se janë LIVE nga takimet e tyre respektive në qytet, ndaj dhe nuk përjashtohet mundësia që të jenë këmbyer me njëri-tjetrin.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll