Politike

MASAT/ Angazhohen 550 efektivë për zgjedhjet e 14 majit, OSBE dhe KQZ trajnojnë mbi 7 mijë punonjës

Gjithashtu ata janë përgatitur të ndërhyjnë brenda ambienteve të QV-ve në raste emergjente.

10 Maj 2023, 15:50 Nga F.M
MASAT/ Angazhohen 550 efektivë për zgjedhjet e 14 majit, OSBE dhe KQZ
Votime

TIRANË- Policia e shtetit do të angazhojë 5500 efektivë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 14 majit. OSBE dhe KQZ, gjatë tre muajve të fundit kanë trajnuar rreth 7 mijë punonjës për zgjedhjet dhe pjesa më e madhe e tyre do të angazhohen për transportimin dhe ruajtjen e materialeve zgjedhore. Gjithashtu ata janë përgatitur të ndërhyjnë brenda ambienteve të QV-ve në raste emergjente.

Të njëjtat persona, pas përfundimit të procesit të votimit në orën 19:00, do të shoqërojnë kutitë e votimit drejt KZAZ-ve. Në KZAZ-të e ndryshme kanë mbërritur materialet zgjedhor dhe prej disa ditësh, Policia e Shtetit i ka marrë në mbrojtje.

policia e shtetit fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll