Politike

KAS rrëzon kërkesën e PL-së, kërkoi anëtarin e katërt të grupit të numërimit

KAS vendosi rrëzimin e kësaj kërkese duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 

10 Maj 2023, 13:48 Nga F.M
KAS rrëzon kërkesën e PL-së, kërkoi anëtarin e
KAS

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë së Lirisë që një ditë më parë kërkoi që anëtarin e katër të grupit të numëruesve të mos e ndante me PDIU-në. Në mledhjen e zhvilluar sot, KAS vendosi rrëzimin e kësaj kërkese duke lënë në fuqi vendimin e marrë më herët nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 

"Riçelim seancën për shpalljen e vendimit. KAS pasi ridiskutoi çështjen vendosi rrëzimin e kërkesës me shumëicë votash. Kështu do të lihet në fuqi vendimi numër 404 i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Me kaq seancën e deklarojmë të mbyllur,"- u tha në mbledhje. 

Më 25 prill, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin dhe vendosi që koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ mes kryedemokratit Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek. Në shortin e hedhur sot në KQZ, u vendos që në tavolinat e numërimit me numër tek, do të jenë dy përfaqësues të Partisë Socialiste, një për Partinë Demokratike dhe një për Partinë e Lirisë. Partisë së Lirisë i ranë tavolinat e numërimit me numër tek, ndërsa partia që mori anëtarin e katërt ishte Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet që i ranë tavolinat me numër çift.

komisioni qendror i zgjedhjeve kas 10 maj 2023

Sondazh

Poll