Politike

FOTOT- 14 maji/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Vlorë, i shoqëruan me makina ushtarake

Materialet zgjedhore janë transportuar me mjete të ushtrisë dhe janë vendosur në ambientet e Pallatit të Sportit në Vlorë dhe më pas do të nisë shpërndarja në KZAZ-të përkatëse.

10 Maj 2023, 16:57 Nga k.m.
FOTOT- 14 maji/ Mbërrijnë materialet zgjedhore në Vlorë, i
Pamje nga Vlora

VLORË- Pas Lezhës, materialet zgjedhore që do të përdoren për zgjedhjet lokale të 14 majit kanë mbërritur edhe në qytetin e Vlorës. Materialet zgjedhore janë transportuar me mjete të ushtrisë dhe janë vendosur në ambientet e Pallatit të Sportit në Vlorë dhe më pas do të nisë shpërndarja në KZAZ-të përkatëse.

Në total Bashkia e Vlorës ka 225 qendra votimi dhe katër Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, me numër 83,84,85 dhe 86. Më herët, materialet e votimit u shpërndanë edhe në Lezhë. 

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll