Politike

'Lufta' brenda llojit që ngre pyetjen: Kush e bëri nyjen e Fllakës?

E para ka qenë Sako ajo që ende pa u ‘ftohur’ asfalti ka publikuar fotot nga punimet e rrugës dhe krahas tyre shkruan se Mbikalimi i Fllakës është tashmë i rehabilituar totalisht si dhe problematika e mbartur në vite, është zgjidhur. Sot, ka postuar dhe Arbana.

10 Maj 2023, 14:39 Nga F.M
'Lufta' brenda llojit që ngre pyetjen: Kush e bëri nyjen e
Emiriana Sako dhe Elton Arbana

DURRËS- Mbikalimi i Fllakës vetëm pak vite më parë ishte kryefjalë e kronilkës së zezë për shkak të numrit të aksidenteve të shkaktoheshin në këtë zonë, por sot mban emrin ‘nyje’ dhe është kthyer në një 'aset' për fushatën e 14 majit. Sigurisht për përfaqësuesit e zonave që u erdhën në ndihmë përfundimet e këtyre punimeve, Shijakut dhe Durrësit. Përveç Autoritetit Rrugor Shqiptar, institucionit që ka hapur dhe tenderin për procedurën përkatëse, në ‘garë’ për të marrë lavdet e kësaj nyjeje janë dhe dy kandidatët e Partisë Socialiste, për Bashkinë e Shijakut dhe të Durrësit, përkatësisht Elton Arbana dhe Emirana Sako.

E para ka qenë Sako ajo që ende pa u ‘ftohur’ asfalti ka publikuar fotot nga punimet e rrugës dhe krahas tyre shkruan se Mbikalimi i Fllakës është tashmë i rehabilituar totalisht si dhe problematika e mbartur në vite, është zgjidhur. Sot, ka postuar dhe Arbana, i cili është referuar sloganit të PS-së dhe shkruan se me këtë ndërhyrje, Shijaku ecën përpara. Por duke parë se të gjithë marrin meritat e dy rrethrrotullimeve, sigurisht nisur nga fakti që jemi vetëm katër ditë larg zgjedhjeve lokale, ngrihet një pyetje.

Kush e bëri vërtet Nyjen e Fllakës?

Postimet:

Autoriteti Rrugor Shqiptar: Përfundojnë punimet në Nyjen e Fllakës. Autoriteti Rrugor Shqiptar në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore për hyrje-dalje në autostradën Tiranë–Durrës ka mbyllur disa kalime të jashtligjshme dhe pika të zeza për aksidente siç ishte edhe Mbikalimi i Fllakës. Ky projekt kosistoi në ndërtimin e katër rampave që lidhin Mbikalimin e Fllakës me zonën përreth. Janë vendosur guardrail në të gjithë gjatësinë e rampave hyrëse dhe dalëse. Janë realizuar dhe dy rrethrrotullime që lidhin rrugën ekzistuese me rampat e reja.

Elton Arbana: Shijaku ecën përpara

Emiriana Sako: Mbikalimi i Fllakës është tashmë i rehabilituar totalisht. Kjo nyjë e rëndësishme në qarkullimin e mjeteve, falë ndërhyrjes së bërë në të, zgjidh përgjithmonë problematikën e mbartur ndër vite. Lehtësim për qarkullimin e mjeteve dhe banorëve në këtë segment qe do të përmbyllet me vendosjen e sinjalistikës përkatëse.

nyja e fllakes emiriana sako elton arbana fushata 2023

Sondazh

Poll