Politike

PS në Has mbledh shtabin elektoral, Majko flet për Halit Mulajn: I takon drejtësisë të vlerësojë rastin e djegies së makinës

Majko zbulon se është përkrahur deklarata e Mulajt, i cili është shprehur se nuk ka të bëjë me zgjedhjet dhe se pret të flasë ekspertiza.

10 Maj 2023, 13:50 Nga m.s
PS në Has mbledh shtabin elektoral, Majko flet për Halit Mulajn: I
Pandeli Majko

HAS- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook njofton se sot është mbledhur shtabi elektoral i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit. Kjo mbledhje vjen pas ngjarjes në Has, ku u dogj makina e kandidatit të PS, Halit Mulaj. Në mbledhjen në fjalë, Majko zbulon se është përkrahur deklarata e Mulajt, i cili është shprehur se nuk ka të bëjë me zgjedhjet dhe se pret të flasë ekspertiza.

Mesazhi nga Pandeli Majko

Sot, u mblodh shtabi elektoral i Partisë Socialiste për Bashkinë e Hasit!

Në mbledhje u përkrahën unanimisht deklarimet e kandidatit të Partisë Socialiste Halit Mulaj, për ngjarjen e rëndë të djegies gjatë natës së fundit të pronës dhe mjetit brenda saj! I takon organeve ligjzbatuese të vlerësojnë ngjarjen dhe gjetjen e fajtorëve.

Zgjedhjet në Has janë për një ditë! Tek kutia e votimit hasjanët do të ndahen sipas gjykimit të secilit! Kjo është vetëm për një ditë! 364 ditët e tjera ata janë bashkë për ditë të mira dhe të këqia!

Kush përpiqet të vrapojë pa mësuar të eci, ka gjykimin e hasjanëve!

Gjithmonë përpara!

Çfarë ndodhi me makinën e Mulajt?

Rreth orës 00:04, salla operative e Komisariatit të Policisë Has është njoftuar se ka rënë zjarr në garazhin në pronësi të Halit Mulaj, në aksin rrugor “Krume-Golaj”. Shërbimet e policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku është bërë i mundur neutralizimi i flakëve. Ky incident vjen vetëm pak ditë, para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 maj.

halit mulaj has djegie makine pandeli majiko

Sondazh

Poll