Politike

Një grua u shoqërua pas dyshimeve se blinte vota për të, Kapllanaj: Sajesë, mallakastriotët nuk blihen as shiten

Kapllanaj thotë se mallakastriotët nuk blihen, e se ngjarja ishte e sajuar. 

10 Maj 2023, 15:18 Nga A.B
Një grua u shoqërua pas dyshimeve se blinte vota për të,
Agron Kapllanaj

TIRANË- Agron Kapllanaj ka reaguar pas shoqërimit të një gruaje në Fier, e cila dyshohet se ishte duke blerë vota për të. Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, Kapllanaj thotë se mallakastriotët nuk blihen, e se ngjarja ishte e sajuar. 

“Mallakastriotët as nuk blihen, e as nuk shiten. Mallakastriotët janë qytetarë të punës e me vlera. Asnjë sajesë e shpërndarë në media, asnjë lajm i fabrikuar, nuk e ndal ndryshimin në Mallakastër. Unë kam punuar e do të punoj me shpirt për këtë qytet e për çdo qytetar mallakastriot. Përbuz çdo akt që ofendon qytetarët, të cilët unë po kërkoj t’i përfaqësoj, ashtu sikurse përbuz gjithkënd që tenton të bëjë pis karakterin tim. Ndryshimi është afër. Më 14 Maj, bashkë do ta rikthejmë Bashkinë te qytetarët"

agron kapllanaj fushata 2023 shit-blerje votash

Sondazh

Poll