Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët automjeti në qendër të Elbasanit, shpëton drejtuesja

Shkak për zjarrin dyshohet se është bërë një defekt në automjet. 

10 Maj 2023, 17:43 Nga F.M
VIDEO/ Përfshihet nga flakët automjeti në qendër të
Makina e djegur

ELBASAN- Një automjet ka marrë flakë dhe është djegur në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan, në lagjen "Luigj Gurakuqi", ku dhe 42-vjeçarja me inicialet D.P., po udhëtonte me mjetin e saj tip 'Ford'. 42-vjeçarja ka dalë nga mjeti dhe ka shpëtuar. Shkak për zjarrin dyshohet se është bërë një defekt në automjet. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:00, në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan, ka marrë flakë gjatë kohës që ka qenë në lëvizje, automjeti tip "Ford", me drejtuese shtetasen D. P., 42 vjeçe. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në automjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

policia e elbasanit

Sondazh

Poll