Aktualitet

U përplasën nga trageti, kapiteni: I bëra shenjë anijes me drita, më ra dhe iku

Selim Agasi ende i tronditur nga gjithçka përjetoi, thotë se nuk e di kur do të kthehet sërish në det.

10 Maj 2023, 15:36 Nga A.B
U përplasën nga trageti, kapiteni: I bëra shenjë anijes me
Kapiteni

DURRËS- Kapiteni i anijes së peshkimit “Elton 1”, e cila u godit nga një traget i linjës Durrës – Bari, ka folur për mediat. Selim Agasi ende i tronditur nga gjithçka përjetoi, thotë se nuk e di kur do të kthehet sërish në det.

“I kam bërë shenjë anijes me drita, më ka ardhur dhe më ka rënë me sekonda. Ai nuk ka ndezur as drita, as sirenë. Më ka rënë dhe ka ikur”.

Një tjetër peshkatar i anijes së mbytur thotë se ndjehet me fat që nuk ishte në bord natën e kaluar. Peshkatarët dhe pronari i anijes ngrenë pretendimin se trageti po lëvizte jashtë trajektores së vet dhe pas goditjes fillimisht nuk ka ndaluar për t’i dhënë ndihmën e parë peshkatarëve në rrezik për jetën.

“Fati i tyre, kanë lindur për së dyti për mua. Trageti ka ikur nga vendi, ka shkuar policia t’i gjejë”.

Brenda pak minutash peshkarexha është mbytur. Ekuipazhi i përbërë nga kapiteni dhe dy peshkatarë, njëri prej të cilëve egjiptian, kanë përdorur një mjet të vogël shpëtimi që i ka mbajtur mbi ujë deri në çastin kur ka mbërritur policia kufitare./Dosja.al

selim agasi mbytet peshkarexha ne durres

Sondazh

Poll