Aktualitet

Elbasan/ Përfundon testimi i votimit elektronik, rezultati për 30 minuta

Votimi elektronik do të aplikohet në 1224 qendrat e votimit të Bashkisë së Elbasanit

10 Maj 2023, 14:47 Nga m.s
Elbasan/ Përfundon testimi i votimit elektronik, rezultati për 30
votimi elektronik

ELBASAN- Elbasani është Bashkia e parë e madhe në vend, e cila do të aplikojë votim dhe numërim elektronik të votave në zgjedhjet e 14 Majit. Votimi elektronik do të aplikohet në 1224 qendrat e votimit të Bashkisë së Elbasanit. Në mënyrë që votuesit e Elbasanit të familjarizoheshin me mënyrën e votimit elektronik, KQZ organizoi testimin e pajisjes elektronike.

Duket se testimi ka kaluar me sukses. Kryetari i KZAZ 49 të Elbasanit, ka thënë se personat që e kanë testuar nuk kanë hasur asnjë lloj problematike. Po sipas tij, kjo procedurë është më e thjeshtë edhe se votimi tradicional me fletë votimi.

Më 14 Maj në gjithë Bashkinë e Elbasanit do të ftohen për të votuar 171.700 persona, që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Pajisjet kanë përmbushur kërkesat e KQZ nga ana teknike për sigurinë dhe garancinë e procesit të votimit dhe fshehtësisë së votës. /Dosja.al

elbasan votimi elektronik

Sondazh

Poll