Aktualitet

Aksidentet në aksin Qafë Thanë-Prrenjas, banorët e zonës: Hidhet vaj në rrugë, s’ka prezencë të policisë

Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës shprehen se ky aks mbetet një nga rrugët më të rrezikshme

10 Maj 2023, 16:07 Nga m.s
Aksidentet në aksin Qafë Thanë-Prrenjas, banorët e
foto ilustruese

PRRENJAS- Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që të merren masat në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, pasi ndodhin aksidente të shumta. Disa banorë të zonës e lidhin me një sërë arsyesh pse ndodhin këto aksidente në këtë aks, duke nisur nga hedhja e vajit apo naftës.

Pretendimi i tyre është mohuar nga ana e policisë së Elbasanit. Drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës shprehen se ky aks mbetet një nga rrugët më të rrezikshme. Shqetësim për ta është se në këtë zonë mungon prezenca policore, dhe kërkojnë marrjen e masave.

Disa prej tyre ngrenë dyshime se në këtë aks hidhet vaj apo naftë e cila shkakton aksidentet. Nga ana tjetër, blutë e Elbasanit thonë se nga verifikimet në terren, nuk është konstatuar vaj në rrugë, dhe se asnjë nga aksidentet rrugore në këtë aks, nuk ka rezultuar që shkak të ketë qenë hedhja e vajit në rrugë, shkruan “Syri Tv”.

Një ditë me parë në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, u regjistruan 6 aksidente rrugore, me 1 të vdekur e 4 të plagosur. /Dosja.al

 

aksidentet qafë thanë - prrenjas

Sondazh

Poll