Aktualitet

Rustemaj ra në koma pasi u arrestua, KShH: Isntitucionet shkelën ligjet, përdorën standarte të dyfishta

Komiteti Shqiptar i Helsinkit shkruan se janë përdorur standarde të dyfishta për shtetasin me iniciale J.R. duke mos e pranuar në burgun 313 por duke e mbajtur për 5 ditë në dhomat e policisë. Kjo gjë, sipas KShH-së i ka dëmtuar gjendjen shëndetësore të riut. 

10 Maj 2023, 16:56 Nga F.M
Rustemaj ra në koma pasi u arrestua, KShH: Isntitucionet shkelën
Jani Rustemaj

TIRANË- Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shkruan se institucionet kanë kryer një sërë shkeljesh përsa i përket trajtimit të të riut Jani Rustemaj, i cili ra në koma pasi u vu në pranga dhe u dërgua në paraburgim. Në dokumentin zyrtar të lëshuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shkruhet se janë përdorur standarde të dyfishta për shtetasin me iniciale J.R. duke mos e pranuar në burgun 313 por duke e mbajtur për 5 ditë në dhomat e policisë. Kjo gjë, sipas KShH-së i ka dëmtuar gjendjen shëndetësore të riut. 

Pjesë nga reagimi i KShH:

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ndërmori një mision monitorimi pas disa sinjalizimeve në media se shtetasi me inicialet J.R, i minoritetit Rom, i arrestuar më datë 12.04.2023, për veprën penale të vjedhjes, ndodhet i shtruar pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT) në gjendje të rëndë.

Gjatë monitorimit të tyre në institucionet përkatëse, si Blloku i Sigurisë i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe gjithashtu pranë kësaj Drejtorie, Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) 302 dhe 313 (Mine Peza dhe Jordan Misja), gjithashtu edhe takimi me avokatin e caktuar nga familjarët e të arrestuarit.

Gjatë këtij monitorimi, KShH ka konstatuar se janë shkelur një sërë ligjesh nga këto institucione si dhe janë përdorur standarde të dyfishta për shtetasin me iniciale J.R. duke mos e pranuar në burgun 313 por duke e mbajtur për 5 ditë në dhomat e policisë.

Jani Rustemaj u arrestua më 13 prill. Sipas policisë së Tiranës, më 14 prill gjatë qëndrimit në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar.  Pikërisht ky moment që pritet të hetohet më tej edhe nga prokuroria, mund të hedhë dritë, nëse të riut i është dhënë mbidozë metadoni, që mund t’i ketë sjellë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet sot.

Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg. Më 16 prill 27-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, “nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim - thotë zyrtarisht policia- për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë”. Më 17 prill i riu i arrestuar ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin "Nënë Tereza"./Dosja.al

jani rustemaj

Sondazh

Poll