Politike

"E forconi apo e dëmtoni Berishën?"/ Meta: Kundërshtarët tanë e kanë këtë shqetësim, unë s'do merrem me ta

Më tej, Meta shton se do rikthejnë transparencë në bashkitë e vendit, së bashku me Berishën.

10 Maj 2023, 13:24 Nga A.B
"E forconi apo e dëmtoni Berishën?"/ Meta:
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta u pyet ditën e sotme se nëse ai ndikon për forcim apo për dëmtim ndaj Berishës. Meta u shpreh se ky shqetësim është me shumë interes nga kundërshtarët e tij, mirëpo ai vendosi që të mos përgjigjej.

Më tej, Meta shton se do rikthejnë transparencë në bashkitë e vendit, së bashku me Berishën.

Pyetja: Ju e forconi apo e dëmtoni Berishën?

Ilir Meta: Ata kanë shqetësim se mos forcohem unë apo mos u dobësohet Rama dhe tutori i tyre, Unë nuk dua të merrem me ta, sepse nuk i kemi ata kundërshtarë. Ata janë majoneta të Ramës. Nuk meritojnë asnjë vëmendje, Meta kërkon të riktheje transparencën absolute në bashkitë e vendit dhe së shpejti në qeverisjen qendrore. Kjo është e vetmja marrëveshje që kam unë me Berishën. Shumë shpejt ne do të punojmë dhe do zbatojmë ligjin e referendume në Shqipëri, por të mbarojmë cik punë më 14 maj.

ilir meta sali berisha

Sondazh

Poll