Aktualitet

Dhunë dhe dëmtim prone, procedohen penalisht dy persona në Korçë

Po ashtu është proceduar edhe një 26-vjeçar, pasi ka dëmtuar parcelën në pronësi të një personi tjetër.

10 Maj 2023, 14:16 Nga I.A
Dhunë dhe dëmtim prone, procedohen penalisht dy persona në
Policia

KORÇË- Dy persona janë proceduar penalisht në Korçë për vepra të ndryshme penale. Mësohet se ka nisur procedimi për një 32-vjeçar i cili ka goditur me sende të forta një 59-vjeçare. Po ashtu është proceduar edhe një 26-vjeçar, pasi ka dëmtuar parcelën në pronësi të një personi tjetër.

Njoftimi i Policisë: 

DVP Korçë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -K. K., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në fshatin Drenovë, Korçë, dyshohet se ka goditur me sende të forta, një 59-vjeçare; -S. K., 26 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi dyshohet se ka dëmtuar parcelën në pronësi të një shtetasi, në fshatin Qatrom.

policia e korces

Sondazh

Poll