Aktualitet

Aksident në Kolonjë, 'Fiati' përplas 64-vjeçaren, e moshuara dërgohet në spital me urgjencë 

Mësohet se makina tip 'Fiat' ka përplasur një 64-vjeçare, e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

10 Maj 2023, 14:29 Nga I.A
Aksident në Kolonjë, 'Fiati' përplas
Foto Ilustruese

KOLONJË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Kolonjë, ku një makinë ka përplasur një grua të moshuar. Mësohet se makina tip 'Fiat' ka përplasur një 64-vjeçare, e cila është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Shaku i aksidentit ende nuk dihet.

Njoftimi i Policisë:

Kolonjë/Informacion paraprak Sot, në qytetin e Ersekës, automjeti tip "Fiat" me drejtues shtetasin A. D., ka aksidentuar shtetasen N. A., rreth 64 vjeçe, këmbësore, e cila u transportua në spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne kolonje

Sondazh

Poll