Aktualitet

Masakra brenda familjes/ Taulant Malaj 'shpërthen' në lot, avokatët: Ai nuk u përpoq të vriste djalin, ka dhe 3 video të tjera

Sot po merret në pyetje Taulant Malaj.

10 Maj 2023, 14:12 Nga A.B
Masakra brenda familjes/ Taulant Malaj 'shpërthen' në lot,
Taulant Malaj

ITALI- Përpara avokatëve Michele Maiellaro dhe Giacomo Lattanzio, Taulant Malaj tha se nuk e dinte vërtet se çfarë po bënte ndërsa masakroi vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe fqinjin Massimo De Santis. Me kalimin e orëve, sipas avokatëve, 45-vjeçari po ndërgjegjësohet për atë që është bërë.

“Ka treguar pendim të madh"- thanë për Fanpage.it avokatët.

Mëngjesin e sotëm dy avokatët u takuan dhe morë në pyetje autorin, i cili konfirmoi atë që tha në deklaratat gjatë seancës për vërtetimin e paraburgimit. Mirëpo, në sallën e gjyqit, ai shpërtheu në lot.

Ai donte të bënte deklarata të tjera, por është i paralizuar në gjendje shoku. Ai kishte një bllokim psikologjik, ishte i dëshpëruar për vajzën e tij Xhesikën”.- thanë më tej avokatët.

Avokatët kanë bërë të ditur për Fanpage.it se sot janë depozituar pamjet e kamerave të tjera të vëzhgimit të vendosura nga vetë Malaj në banesë.

"Janë edhe 3 video të tjera'- këtë e ka bërë të ditur vetë Taulant Malaj.

Mediat italiane raportojnë se shikimi i tyre ishte shumë i vështirë, por tregon se ai nuk e ka prekur fëmijën e vogël. 

Sipas dy avokatëve, 5-vjeçari tani është në shtëpinë e xhaxhallarëve të tij.

“Të gjithë jemi shumë të tronditur dhe duam t’i drejtojmë një mendim zonjës Tefta, familjes së Massimo De Santis dhe Xhesikës së vogël”.

Maiellaro dhe Lattanzio gjithashtu deklaruan se ishin të gatshëm të kërkonin njohuri për aftësinë për të kuptuar dhe për të dëshiruar. "Ne do ta vlerësojmë atë në kohën teknike. Hetime të mëtejshme pothuajse me siguri do të jenë të nevojshme".

taulant malaj

Sondazh

Poll