Politike

Fushata e Veliajt, ironizon Meta: Kur i kanë punët kaq mirë, pse thërrasin VIP-at?

Meta tha se VIP-at jetojnë në zona rezidenciale ku nuk ka trafik, duke nënkuptuar se nuk përfaqësojnë problemet e shumicës së shqiptarëve.

10 Maj 2023, 12:18 Nga A.B
Fushata e Veliajt, ironizon Meta: Kur i kanë punët kaq mirë, pse
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i 'Partisë së Lirisë', Ilir Meta ka ironizuar kryebashkiakun Erion Veliajn, për të cilin thotë se kujdeset vetëm për VIP-at, jo për qytetarët e thjeshtë. Teksa ishte në një konferencë për mediat, Meta tha se VIP-at jetojnë në zona rezidenciale ku nuk ka trafik, duke nënkuptuar se nuk përfaqësojnë problemet e shumicës së shqiptarëve.

“Kur i kanë punët kaq mirë, pse thërrasin VIP-a? se kanë braktisur qytetarët. VIP-at jetojnë në zona rezidenciale pa trafik. Por 1 milionë banorë e dinë që s’i duhet kryebashkiaku që kujdeset për VIP-at, por për ata, për prindërit e të moshuarit”, tha Meta.

ilir meta fushata 2023

Sondazh

Poll