Politike

Mbështetësit e 'Partisë së Lirisë' u filmuan duke blerë vota, Meta: Lojë e Bledi Çuçit! Nuk kanë lidhje me shtabin tonë

Meta u shpreh se e gjitha kjo është një histori e sajuar nga Çuçi, që sipas tij ka frikë nga rezultati i zgjedhjeve të '14 Majit'.

10 Maj 2023, 12:03 Nga A.B
Mbështetësit e 'Partisë së Lirisë' u filmuan
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Meta u shpreh videoja ku shihen përkrahësit e tij duke blerë vota, është një lojë e insklenuar nga Bledi Çuçi. Në një dalje për mediat, Meta u shpreh se e gjitha kjo është një histori e sajuar nga Çuçi, që sipas tij ka frikë nga rezultati i zgjedhjeve të '14 Majit'.

"Kjo është një lojë e Bledi Çuçit, nuk kanë lidhje me shtabin tonë. Tani do ketë lajme të tilla, të gjithë ndërkombëtarët e dinë se kush po përdor burimet shtetërore. Janë inskenime të mjera të Cuçit'

Një 52-vjeçar nga Tirana është arrestuar dhe një 61-vjeçar është nën hetim pasi po komunikonin me njëri-tjetrin për shit-blerje votash për një subjekt politik. Policia bazuar në pamjet filmike të postuara në portale, në të cilat shfaqet Kristo Agalliu, që komunikon për shit-blerje votash me Agron Durajn, ka organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Premtuesi”./Dosja.al

ilir meta fushata 2023 shit-blerje votash

Sondazh

Poll