Politike

Meta: Duhet të jemi pjesë e ndryshimit, kush nuk voton as nuk kërkon dot llogari

Meta ka theksuar se kush nga qytetarë nuk do të votojë as nuk ka të drejtë që të kërkojë llogari nga kryebashkiakët.

10 Maj 2023, 11:53 Nga I.A
Meta: Duhet të jemi pjesë e ndryshimit, kush nuk voton as nuk
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë ka deklaruar se qytetarët kanë vendosur që të jenë pjesë e ndryshimit. Në një deklaratë për mediat, Meta u ka bërë thirrje të gjthë qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë masivisht. Meta ka theksuar se kush nga qytetarë nuk do të votojë as nuk ka të drejtë që të kërkojë llogari nga kryebashkiakët.

"Rama e ka shumë të qartë bilancin e tij katastrofik dhe të kukullave që i ka paraqitur me imponim në të gjitha bashkitë, kjo e detyron jo vetëm të sfazohet, por edhe të bëjë thirrje për një pjesëmarrje sa më të ulët në zgjedhje dhe sidomos ti drejtohet demokratëve që t’ia fusin gjumit në 14 maj, siç e tha dje në Kavajë. Si mund të flenë gjumë jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët e ndershëm kur kanë shumicën e fëmijëve jashtë vendit dhe ata që i kanë këtu për shkak të pasigurisë duan të largohen nga vendi sepse nuk duan të përfundojnë patronazhistë. Nuk do të ketë gjumë në këto katër ditë, madje edhe natën do ta bëjmë ditë. Së bashku edhe me të gjithë socialistët e ndershëm që kanë qenë viktimat e para të uzurpimit të vulës së PS-së nga një seks si rilindja që i ka sjellë dëme të jashtëzakonshme vendit. Sot dua tu kërkoj të gjithë qytetarëve të përmbushin detyrimin e tyre jo vetëm qytetar, jo vetëm kushtetues, por mbi të gjitha patriotik në këto momente kritike për të shprehur vullnetin e tyre të lirë dhe për të kuptuar se abstenimi nuk është zgjidhje, është ndihma më e madhe që i jepet një bande që të vazhdojë të plaçkisë Shqipërinë, taksat dhe buxhetin e shtetit. Të gjithë duhet të bëhen pjesë e ndryshimit. Ai që nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet nesër, aq më keq ai që tregton votën e tij”, tha Rama.

ilir meta

Sondazh

Poll