Aktualitet

Merr flakë në ecje makina në aksin Tiranë-Elbasan, nuk ka të lënduar

Automjeti si pasojë e flakëve është djegur plotësisht, por fatmirësisht shoferi 40-vjeçar nuk është lënduar. 

10 Maj 2023, 12:45 Nga f.i
Merr flakë në ecje makina në aksin Tiranë-Elbasan, nuk ka
foto ilustruese

ELBASAN- Një makinë tip "Benz" ka marrë flakë në ecje në aksin Tiranë-Elbasan. Mësohet se mjeti ka qenë  duke udhëtuar në drejtim të Elbasanit, në momentin që ka marrë flakë.

Automjeti si pasojë e flakëve është djegur plotësisht, por fatmirësisht shoferi 40-vjeçar nuk është lënduar. 

Dyshohet se automjeti është përfshirë nga flakët, si pasojë e një difekti dhe policia po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor "Tiranë-Elbasan", dyshohet se për shkak të një defekti, ka marrë flakë gjatë kohës që ishte në lëvizje, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. H., 40 vjeç.

Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht automjeti. Nuk ka shtetas të dëmtuar. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

mer flake makina aksi tirane-elbasan

Sondazh

Poll